Lutfiu me sqarime shtesë rreth Fondit të Qeverisë së Kosovës për bujqit në Luginë

Këshilli Kombëtar Shqiptar është në prag të shpalljes së konkursit në mbështetje të bujqëve shqimtarë nga Lugina, me mjete të Qeverisë së Kosovës.


Para se konkursi të bëhet publik, kryetari i këtij institucioni, Nevzad Lutfiu, ka paraqitur disa sqarime për aplikuesit potemcial.

Lutfiu ka vënë në dukje lobimet eventuale të cilat i ka quajtur tê papranueshme.

Sqarimi i Lutfiut: 

Sqarime shtesë rreth konkursit për bujqësi!

Afati për aplikim do të jetë 10 ditë, aplikimet që paraqiten pas afatit nuk do të merren parasysh.

Dokumentat dorëzohen vetëm në një vend, vetëm në zyrën e KKSH-së në Bujanoc, përveç aplikuesëve nga Medvegja që dokumentat mund t’i dorëzojnë në zyrën e KKSH-së, në Medvegjë.

Valon Rexhepi (agronom i diplomuar) do të angazhohet për t’i sqaruar rreth çdo paqartësie lidhur me dokumentat, detyrë e tij është t’i përgjigjet çdo personi që ka paqartësi rreth formularit.

Numri i tij kontaktues është +381 62 8903 830, në rast nevoje do të angazhojmë stafin shtesë.

Fillimisht do të publikohet lista preliminare, pastaj jepet afat për ankesa dhe pas shqyrtimit të ankesave do të publikohet lista përfundimtare.

Listat preliminare dhe përfundimtare para se të publikohen do të dërgohet në Qeveri për verifikim, ndërsa shuma përfundimtare e mjeteve do të përcaktohet nga ekspertët e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për të pasur sukses në këtë konkurs mos i kërkoni mbështetje askujt, sepse në rast se i plotësoni kushtet do të mbështeteni pa mëdyshje dhe e kundërta, nëse nuk i plotësoni kushtet nuk do të kaloni pavarësisht njohjeve që mund t’i keni.

Nëse dikush ju kërkon favore për të ju mbështetur, bëjeni publike dhe paraqiteni tek ne.

Djersa e bujkut duhet të vlerësohet, prandaj ZERO kompromis!

Na priftë e mbara!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS