LISTA E TEKSTEVE NË GJUHËN SHQIPE QË PRITET TË PËRDOREN NGA SHTATORI

Ditë më parë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa bëri me dije që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik kishte lejuar tekstet mësimore nga Shqipëria, duke theksuar ” Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo amëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë. Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore.”

Nacionali.info ju sjell katalogun e këtyre teksteve të lejuara nga Republika e Shqipërisë, e të cilat do të jenë në duart e nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës që nga fillimi i vitit të ri shkollor, në shtator të këtij viti.

Vlen të theksohet që ky sukses i Këshilli Kombëtar Shqiptar vjen pas intensifikimit të mardhënieve me institucionet e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë së Shqipëirsë në këtë rast si dhe Shtëpinë Botuese “Albas”./Nacionali

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS