Levent Qazimi ka vizituar Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë

Ndihmëskryetari i Komunës së Bujanocit, Levent Qazimi, ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë, ku takoi disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen atje.


Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, Qazimi ka bërë të ditur se vizitën e realizoi bashkë me Nasim Haradinaj, duke theksuar se qëndrueshmëria e të paraburgosurve mbetet frymëzim për të gjithë.

“Bashkë me gjeneralin Nasim Haradinaj dhe mikun Dardanin, zhvilluam një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku takuam krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht.” ka shkruar Qazimi.

Vizitat e tilla në Hagë janë bërë të shpeshta nga ish-bashkëluftëtarë dhe figura publike që shprehin mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Qazimi në postimin e tij ka shkruar se gjykimet ndaj krerëve të UÇK-së janë të padrejta dhe se historia do të dëshmojë të vërtetën për luftën çlirimtare të Kosovës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS