Levent Qazimi ka vizituar Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë

Ndihmëskryetari i Komunës së Bujanocit, Levent Qazimi, ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë, ku takoi disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen atje.


Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, Qazimi ka bërë të ditur se vizitën e realizoi bashkë me Nasim Haradinaj, duke theksuar se qëndrueshmëria e të paraburgosurve mbetet frymëzim për të gjithë.

“Bashkë me gjeneralin Nasim Haradinaj dhe mikun Dardanin, zhvilluam një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku takuam krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht.” ka shkruar Qazimi.

Vizitat e tilla në Hagë janë bërë të shpeshta nga ish-bashkëluftëtarë dhe figura publike që shprehin mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Qazimi në postimin e tij ka shkruar se gjykimet ndaj krerëve të UÇK-së janë të padrejta dhe se historia do të dëshmojë të vërtetën për luftën çlirimtare të Kosovës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Litri i benzinës deri të premten 2 dinarë më lirë se në javën paraprake

PreshevaPRESS

Sot fillon kontroll i shtuar nga Policia në trafik, fokusi tek përdorimi i telefonit gjatë vozitjes

PreshevaPRESS

Nxënësit e Preshevës njihen me trashëgiminë kulturore përmes vizitave dhe vizatimeve

PreshevaPRESS