Largohet nga puna aktorja e vetme e Teatrit të Preshevës, Egzona Salihu

Aktorja e vetme e Teatrit të Preshevës, Egzona Salihu përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot është përjashtuar nga puna.


Aktorja e mirënjohur preshevare në postimin e saj ka njoftuar opinionin se ka kohë që në vendin e punës përjeton shantazhime, mobing dhe maltretohet.

PreshevaPRESS ka raportuar edhe më herët rreth problemeve të shpeshta mes aktorëve të Teatrit të Qytetit të Preshevës me udhëheqësinë e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook të publikuar nga aktorja Egzona Salihu, luftën për vendin e punës do ta vazhdojë duke kërkuar drejtësi përmes institucioneve të drejtësisë.

Pas publikimit të njoftimit, Salihu ka marrë përkrahje të madhe publike nga publiku, kolegët, politikanët jo vetëm nga Lugina, por nga i gjithë rajoni.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të aktores Egzona Salihu:

Ata, ia dolën! Përkohësisht!

Ka kohë, qysh nga emrimi i drejtorit të ri në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, që jam ballafaquar me shantazhime, mobing, maltretime dhe kërcënime për vendin tim të punës.

Qëllimin e kishin të qartë. Të më largojnë nga puna. Mjetet nuk i zgjodhën, qoftë edhe duke keqpërdorur besimin kolegial e njerëzor.

Ata, ia dolën! Ditë më parë më kishin dërguar Vendimin për ndërprerjen e mardhënies të punës.

Edhe kësaj here zgjodhën rrugën që më së miri dijnë ta bëjnë – at të intrigave, duke i treguar kështu muskujt e një mashkulli autokrat në krye të një institucioni që nuk ja ka haberë kundrejtë një femre që kishte zgjedhur Preshevën për të jetuar e punuar në të.

Qoftë edhe si ndriçuese me diplomë aktoreje.

Po, po, saherë që ngjitesha në skenë në teatrin e Preshevës dhe luaja me gjithë zemër rolet që mu ndanin, në fakt paguhesha për ndriçuese dhe jo aktore.

Logjikshëm do duhej të isha mbrapa perdeve, por dëshira për të ushtruar profesionin tim me nderë e përkushtim hiqte para meje çdo perde e cila më ndante mua dhe qytetarin preshevarë që vinte për të parë ato pak organizime që ne, bashkë me kolegët tjerë i organizonim.

Si duket, siç ndodhë edhe në shumicën e rasteve kur institucioni udhëhiqet nga njerëz joprofesional, fokusi im që të mirrem me profesionin e jo politikën, dëshira ime për të mos heshtur po për të lëshuar zërin, e bindja ime që të bardhës i thuhet vetëm e bardhë, ishin pengesat kryesore për të vazhduar të ushtrojë profesionin tim.

Përkohësisht normal. Se nuk ka e nuk do të ketë drejtor që nga brendësia ime mund të më mar vullnetin e dëshirën për t’i kontribuar zhvillimit të kulturës në qytetin ku jetoj. As luftën për barazi e emancipim të femrës shqiptare. Fundja, pozitat e tyre janë të përkohshme. Ata shkojnë e vijnë. Ne do të mbesim e bashkë me ne do të mbesë edhe angazhimi jonë i përbashkët për drejtësi.

Vendimi për largimin tim nga puna nuk mund t’i ndalë dritat e juaja që ka kohë që kanë filluar të fikën e sjellja juaj autokrate nuk mund të ndalojë perden e cila shumë shpejtë do t’ju bjere për të ndarë përfundimisht të keqen tuaj nga e mira të cilën synojnë qytetarët.

Dritat e fikura sot do t’i ndriçojmë me flakadanin e barazisë e mirëtrajtimit nesër.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

PreshevaPRESS

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

PreshevaPRESS

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor 

PreshevaPRESS