Kurti u përgjigjet kërkesave të Ambasadorit Grenell

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth zhvillimeve të cilat po ndodhin në Munih më saktësisht në Konferencën e Sigurisë që po mbahet atje.


Ai tregoi se mori pjesë në dy tryeza njëra nga to e cila ishte me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kurti foli edhe për përballjen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur foli për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit.

“Tash kjo konferencë në përgjithësi ishte me rregulla të “Chatham House’ dhe duhet të i respektoj ato. Nuk mund të flas për përmbajtjen e kësaj tryeze. Mirëpo nga ajo që unë thash, u ndje një trysni e madhe meqë kishte media serbe aty dhe ai u shpreh ashtu me nervozizëm. Sa më përket mua, qëndrimet e mia janë të njohura, unë nuk jam në parim kundër dialogut por dua dialog me parime, jam konstruktiv në një dialog që na shpie në një marrëveshje dhe i cili është mjaftueshëm i qëndrueshëm që të mos sabotohet as nga brenda as nga jashtë”, tha Kurti në një intervistë për DW.

Kurti tha se në momentin që përfundojnë edhe zgjedhjet në Serbi do të shqyrtohet edhe marrëveshja për fillim të dialogut.

“Tash ne kemi legjitimitetin e freskët, por nuk mund të flasim për pushtetin në Serbi atje në fund të prillit do të ketë zjgedhje, kur të përfundojnë zgjedhjet do të shqyrtojmë këto marrëveshje. Ta diskutojmë, me Brukselin, me Berlindin me Parisin me Washingtonin për një konrizë që na bën dialogun konstruktiv dhe me një marrëveshje të drejtë”, shtoi Kurti .

Kurti u përgjigj edhe për kërkesat e Ambasadorit amerikan, Richard Grenell në lidhje me heqjen e taksës.

“Natyrisht që marrëveshja sa më shpejt aq më mirë, por mendoj se përmbajtja e marrëveshjes është prioritet mbi gjithçka tjetër, reciprociteti është parim normal mbi mardhëniet bilaterale, ne do heqim tarifën 100% kemi treguar vullnet në këtë gjë, por do ta vendosim reciprocitetin”, shtoi Kurti për DW.

Madje Kurti tha edhe se nuk ka qenë mirë që nuk është takuar me presidentin Thaçi para se të shkonin në Munih.

“Nuk e di se sa do të mundemi të i unifikojmë qëndrimet por do të shprehi vullnetin, interesimin tim që të mos kemi dy apo më shumë politika të jashtme të Republikës së Kosovës, madje presidenti Trump në letrën që i ka dërguar presidentit të Kosovës në vitin 2018 pati thënë që Kosova duhet të flas me zë të unifikuar, mendoj që këtë duhet ta bëjmë sa më parë. Nuk është mbase mirë që nuk jemi takuar para se të vinim këtu por do të shihemi ka kohë”, tha ai.

Kurti për DW foli edhe për mini-schengenin.

“Besoj se sa më parë mini-schengeni siç po quhet duhet të integrohet në procesin e Berlinit. Procesi i Berlinit që merret me Ballkanin Perëndimor 6, duhet sa më parë ta integroj këtë mini- schengenin dhe të mos kemi diku 3 shtete, diku 4 shtete, por gjashtë shtete siç edhe u pat filluar si një iniciativë nga Kancelarja Gjermane Merkel. Unë nuk kam asgjë të keqe, as personale, Kosova dhe Shqipëria duhet të afrohen të integrohen sa më shumë, të bashkëpunojmë sa më shumë, në secilën fushë nuk kemi kohë për të humbur. Takimi që kam pasur me kryeministrin Rama ka qenë një ndër takimet më të mira në këto 2-3 vitet e fundit”, tha ai.

Kurti tha se Kosova është vend i kapur dhe se nuk është i aftë të bashkohet me Shqipërinë, kur u pyet nëse ka hequr dorë nga ideja e bashkimit.

“Në fushatën e fundit ne kemi theksuar atë që dihet më pak për ne, fondin investiv sovran, banka zhvillimore e republikës, udhëzimi i hendekut të shkathtësive për ta lidhur tregun e punës, sigurimet shëndetësore etj. Natyrisht që qëllimet tona si braktisim, idealet tona i ushqejmë por prioritet për qeverinë e re është luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe punësimet e grave dhe të rinjve në mënyrë që ta mëkëmbim shtetin e Kosovës, sepse kështu që është i kapur nuk është i aftë të bashkohet me Shqipërinë”, tha Kurti.

Në lidhje me liberalizimin e vizave Kurti tha edhe se po kërkon që qytetarët e Kosovës të mos rrinë pa viza.

“Në çdo takim bilateral që po zhvilloj këtu në Munih po kërkoj liberalizimin e vizave për Kosovën dhe po e theksoj se mungesa e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës është e drejtë e njeriut që po shkelet. E di se imazhi i vendit tonë nuk është siç duhet, por pikërisht me shtetin e së drejtës që po tentojmë ta ndërtojmë do ta rregullojmë edhe këtë. Liberalizimi i vizave duhet të ndodh sa më parë sepse kemi një diasporë të madhe dhe tjetra pagesat për vizat për qytetarët e Kosovës po ua vështirëson edhe më shumë jetesën qytetarëve të Kosovës. Nuk do të ikin qytetarët e Republikës nga Kosova për shkak se do të ketë liberalizim të vizave. Shqiptarët nuk dalin nga Kosova, ata dalin për tu kthyer”, tha ai./Kallxo.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS