Kurti pritet nga Baerbock, kërkon ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.


Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe energjia ishin çështjet kryesore për të cilat u diskutua.

“Kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë”, thuhet në kumtesë, transmeton PreshevaPRESS.

Kurti e ka njoftuar kryediplomaten gjermane për suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MW, dhe për përgatitjet për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MW.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

PreshevaPRESS

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

PreshevaPRESS

Bënin thirrje për xhihad, tri vjet burgim për dy të akuarit

PreshevaPRESS