Kurti ftohet në “Shtëpinë e ShBA” në Davos, flet te paneli “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është ftuar për të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror neë Davos.


Zyra e kryeministrit bënë me dije se në përgjigjet ndaj pyetjeve të adresuara në kuadër të panelit, Kurti tha se “besimi shërben si shtyllë e shërbimit dhe unitetit, në etapa të ndryshme shoqërore dhe shtetërore”.

Kryeministri, sipas komunikatës, shtoi se optimizmi edhe për të ardhmen rrjedh nga përpjekjet dhe aktivizmi ynë i vazhdueshëm.

Ky panel është pjesë e iniciativës së lansuar nga Forumi Ekonomik Botëror i quajtur “Komuniteti i Besimit në Veprim”, i cili synon të reflektojë mbi mënyrën se si udhëheqës anekënd botës mund të ndërtojnë partneritete inovative mbi mjedisin, ekonominë dhe teknologjinë, duke shqyrtuar mënyrat se si liderët mund të përshpejtojnë bashkëpunimin në aktualitetin shoqëror. /KosovaPRESS

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna zvicerane kërkon banorë të rinj, ofron ndihma financiare dhe kurse falas

PreshevaPRESS

Meloni: Italia do të ndalojë burkat në shkolla dhe do të kufizojë nxënësit e huaj në klasa

PreshevaPRESS

Tragjedi në Gjermani: Vdesin dy gra, dyshohet se janë shqiptare

PreshevaPRESS