Khan i cili u bë kryetar në vitin 2016, ka theksuar se intensiteti i abuzimit është rritur në mënyrë të dukshme që nga referendumi i BREXI-it në vitin 2016.
“Unë nuk do të frikësohem nga këta njerëz, por nuk mund t’i shpëtoni faktit se ata që janë afër meje janë të shqetësuar”, tha Khan, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, ai paralajmëroi se kërcënime të tilla, nëse mbeten të padiskutueshme, mund të çojnë në dhunë dhe të japin shembullin e vrasjes së deputetit laburist, Jo Cox, i cili u qëllua dhe u sulmua me thikë nga një terrorist ekstremist para referendumit.
“Çfarë lloj mesazhi dërgon kjo te fëmijët e mi që duan të përfshihen në politikë”, shtoi ai.
Në muajt e fundit, një numër i madh i deputetëve thuhet se kanë marrë kërcënime dhe abuzime me vdekje pas qëndrimit të tyre publik kundër BREXIT-it.