Seanca e dytë e Kuvendit Komunal po vazhdon të mbahet në Preshevë, diskutimet në të cilën janë ende në pikën e parë të rendit të ditës.
Raporti i punës së Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme gjatë periudhës në epideminë Covid19 nga data 11.03. deri më 06.05.2020 në territorin e komunës së Preshevës është pika e rendit të ditës për të cilën po disktuohet në Kuvendin Komunal.
Pas fillimit të ashpërsimit të toneve mes shefit të grupit të këshillëtarëve të PVD-së, Nadër Sadiku, me kryetarin e komunës Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit Sami Salihu e dërgoi Kuvendin në pauzë prej 10 minutash. Së shpejti duhet që seanca të rinisë punimet dhe të vazhdojë me diskutime.
Seanca e II-të të Kuvendit Komunal të Preshevës për pika të rendit të ditës kavetëm katëi pika:
- Raporti i punës së Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme gjatë periudhës në epideminë Covid19 nga data 11.03. deri më 06.05.2020 në territorin e komunës së Preshevës
- Propozim Vendim për llogarinë përfundimtare të Komunës së Preshevës për vitin 2019
- Propozim Vendim për rishikimin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2020
- Pyetjet e këshilltarëve