Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka njoftuar se kryetarin e degës së APN-së në Preshevë, ka emëruar për nënkryetar të Komunës së Preshevës.
Pasi që më 27 gusht opozita në Kuvendin Komunal në Preshevë në bashkëpunim me partinë e dalë nga qeverisja lokale LR, nuk arritën ta shkarkojnë Shqiprim Arifin nga pozita e Kryetarit të Komunës së Preshevës, Arifi siç duket ka filluar të ndryshojë njerëzit rreth vetës.
Sot përmes një postimi në faqen e tij në facebook, i pari i Preshevës, ka njoftuar për një emërim të ri në kabinetin e tij. Ai ka njoftuar se kryetarin e degës së APN-së në Preshevë, Veli Mustafa e ka emëruar në postin e nënkryetarit të Komunës së Preshevës.
Ndryshe, Veli Mustafi ka qenë sekretar i Fondit për qëllime humanitare në kuadër të Komunës së Preshevës, derisa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas marrjes së pozitës së kryetarit të degës së APN-së në Preshevë.
Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të Shqiprim Arifit në facebook:
Që nga sot kam nderin të ju informoj se nënkryetar i Komunës së Preshevës është emruar Veli Mustafa.
Veliu punën e tij të mirë e ka dëshmuar gjatë kohës kur ishte si Sekretarit i Fondit për Qëllime Humanitare në komunën tonë, andaj i uroj suksese dhe punë të mbarë!
Urime