Kreu i delegacionit të BE-së në Beograd paralajmëron bisedime të vështira mes Kosovës dhe Serbisë

Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, deklaroi sot se rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi duhet të ruhet dhe se nuk ka asnjë arsye për të caktuar afate për këtë proces. 


Fabrizi tha se si ndërmjetësues në dialog, BE është e gatshme të vazhdojë aq shpejt sa dëshirojnë të dy palët.

“Ne presim që raundet e ardhshme të bisedimeve do të jenë edhe më të vështira, por të dy palët janë të gatshme të angazhohen në negociata, gjë që është pozitive. Siç thanë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell dhe emisari evropian për dialogun Mirosllav Lajçak, takimi i udhëheqësve brenda dialogut Beograd-Prishtinë shkoi mirë,” tha Fabrizi për Blic të Serbisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS