Konkurs për të rinjtë e Luginës së Preshevës

Organizata jo-qeveritare ,,Kërko të drejtën tënde” në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ,,Këshilli i Veprimit Rinor Lokal” nga Mitrovica, ju ftin të bëheni pjesë në realizimin e projektit ,,Dialogu për Paqe dhe Bashkëjetesë”.


Datat: 01-05 Tetor 2024

Qëllimi: Të krijojmë një platformë për dialog dhe bashkëpunim për të nxitur paqen dhe harmoninë ndër-etnike.

Në kuadër të projektit, do të realizohen 5 episode podcastesh që do të trajtojnë tema të ndryshme si roli i shoqërisë civile, media në promovimin e paqes, bashkëjetesa ndër-etnike dhe roli i rinisë, luftimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, dhe roli i grave në paqe.

Ky projekt ofron një mundësi të shkëlqyer për të kontribuar në promovimin e paqes dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një ambienti më harmonik dhe të drejtë.

Për të marrë pjesë: ju lutem na kontaktoni në email: search4humanrights@gmail.com & kvrlmitrovice1@gmail.com

Afati i aplikimeve më së voni deri më datë: 25 Shtator 2024.

Financuar nga: Bashkimi Evropian – përmes Skemës së Granteve të Vogla të implementuar nga Youth Initiative for Human Rights në Kosovë dhe Youth Initiative for Human Rights në Serbi.

Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e kësaj iniciative shumë të rëndësishme!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kamberin tash e tutje me më shumë minuta në Parlament të Serbisë, krijohet grupi i ri parlamentar

PreshevaPRESS

Vizita surprizë e Lulzim Bashës në Luginë, takon Sinanin dhe Mustafën në Preshevë

PreshevaPRESS

Bashkia Tiranës do të mbulojë harxhimet e akomodimit në konvikte për 10 studentë nga Lugina

PreshevaPRESS