KONKURS PËR NDARJEN E SUBVENCIONEVE PËR NDËRMARRJET NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,
Shpall Konkurs për ndarjen e mjeteve për subvencione të subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2019, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 40.000.000,00 dinarë, për komunën e Preshevës në vlerë prej 15.400.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 16.600.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 8.000.000,00 dinarë.

Me fondet e përcaktuara do të financohen masat e mëposhtme:

  1. Masa e projekteve të bashkëfinancimit në fushën e zhvillimit bujqësor dhe të prodhimit të ushqimit për kooperativat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të regjistruar për prodhimin primar bujqësor;
  2. Masa e bashkëfinancimit të projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të cilët kanë tendencë rritjeje dhe punësime të reja.

Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve / makinave për subjektet që plotësojnë kërkesat e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupi Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3, për bizneset e vogla dhe sipërmarrësit, deri në 60% (neto) shpenzimet (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3, për kompanitë e mesme edhe deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I nga pika 1.3, për kooperativat bujqësore.

Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrimi ekskluziv i aplikuesit.

Të drejtë për të shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme kanë subjektet ekonomike të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, si më poshtë:

  1. 1) subjektet juridike të kategorizuara si ndërmarrje të vogla dhe të mesme në përputhje me nenin 2a të Rregullores mbi Rregullat e Ndarjes së Ndihmës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RS”, Nr. 13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13 dhe 119/14).
  2. 2) sipërmarrësit;
  3. 3) kooperativat bujqësore,

të cilët janë të regjistruara në fushën e prodhimit dhe të shërbimeve në sektorët A – bujqësi, B – miniera, C – industri prodhuese, D – furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, E – furnizimin me ujë, menaxhim të ujërave të zeza, kontrollin e procesit heqjen e mbeturinave dhe si aktivitetet e ngjajshme dhe F – ndërtimtari (sipas klasifikimit të veprimtarive në përputhje me Rregulloren mbi Klasifikimin e Veprimtarive (“Gazeta Zyrtare e RS-ës”, nr 54/10)) dhe në faqen e internetit të Institutit Republikan për Statistika (www.stat.gov.rs) dhe të cilat kanë seli në territoret e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përjashtimisht, mjetet mund të ndahen edhe në sektorin G – kur përveç tregëtisë në të madhe dhe të vogël, sipërmarrjet në afarizmin e tyre kanë edhe veprimtarinë prodhuese, dhe me këtë rast është e nevojshme TË DËRËZOHEN FOTOGRAFITË E REPARTIT TË PRODHIMIT, MAKINAVE EGZISTUESE APO MEKANIZMIT SI DHE KARTELAVE TË MJETEVE THEMELORE PËR ATO, 3 FATURA PËR MALLIN E POROSITUR APO PUNIMET NGA PERIUDHA E MËPARSHME.

Për më shumë informata mundë të vizitoni faqen e Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë duke klikuar këtu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS