Përmes gazetës së Entit Shtetëror për Punësim të Republikës së Serbisë me nr. 1097-1098, të datës 19.06.2024, Qendra për punë sociale në Preshevë, ka hapur konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të saj në mandat prej 4 vitesh.
PreshevaPRESS ka mësuar se në faqen nr.21 të gazetës së Entit Shtetëror për Punësim të Republikës së Serbisë me numër 1097 – 1098, të publikuar më datë 19.06.2024, është shpallur i hapur konkursi për pozitën e drejtorit të këtij institucioni, me mandat të plotë, për 4 vite.
Sipas konkursit, krahas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët që synojnë të konkurojnë për pozitën e Drejtorit të Qendrës për punë sociale në Preshevë, duhet të plotësojë edhe kushtet e përcaktuara sipas nenit nr.124 të Ligjit për Mbrojtjen Sociale, edhe atë si:
- të është shtetas i Republikës së Serbisë;
- të ketë më arsim të lartë në studimet e shkallës së dytë, studime akademike master, studime akademike të specializuar, studime profesionale, pra studime bazë që zgjasin të paktën katër vjet dhe titull përkatës akademik ose profesional të fituar nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, psikologjisë, pedagogjisë dhe shkencat sociologjike, pra titulli profesional i punonjësit social të diplomuar;
- të paktën 5 vjet përvojë pune në profesion;
- të ketë aftësi organizative;
- të paraqesë dëshmi se nuk ka qenë i dënuar dhe se ndaj tij nuk janë duke u zhvilluar procedim penal për vepra penale që e bëjnë të papërshtatshëm (me rregullore të përgjithshme të punës) për të punuar në organet shtetërore.
Kandidati për drejtor, së bashku me dokumentacionin e përcaktuar, duhet të dorëzojë programin e punës për mandatin për të cilin konkuron, i cili shqyrtohet nga Këshilli Drejtues i Qendrës për punë sociale në procesin e dhënies së mendimit për emërimin e drejtorit.
Kërkesës duhet të bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme në origjinal, ose të kopjuara dhe të vërtetuara:
- Çertifikata e lindjes,
- Çertifikatën e nënshtetësisë,
- Vërtetimin e shkollimit,
- Dëshminë e përvojës së punës,
- Vërtetimin e MPB-së së RS-së, Drejtorisë kompetente të Policisë se nuk është i evidentuar në dosjen penale (jo më e vjetër se 6 muaj),
- Vërtetim gjyqësor se kandidati nuk është nën hetim dhe se nuk është ngritur aktakuzë (gjykata kompetente vendore, jo më e vjetër se 6 muaj),
- Biografia e punës,
- Programi i punës për mandatin dhe periudhën për të cilën synon të emërohet.
Aplikimet për konkursin me dokumentacion përkatës duhet të dërgohen brenda 8 ditëve nga data e publikimit të konkursit në adresën:
Qendra për Punë Sociale Preshevë 17523,
Mare Lonçar 26.
Tel 017-869-969 / E-mail: presevo.crs@minrzs.gov.rs.
Aplikimet pa provat e nevojshme dhe aplikimet e parakohshme nuk do të merren parasysh.