PVD: KOMUNA PRESHEVËS PËR TRI JAVË KA HARXHUAR 2000 € NË NJË RESTORANT

Komuna e Preshevës edhe pse po promovon transparencën dhe llogaridhënien në kuadër të një qeverisje të mirë me Preshevën, sot është demantuar nga Partia për Veprim Demokratik.

Sipas dokumenteve që ka pranuar këshilltari i PVD-së në Kuvendin e Preshevës, z.Rinor Krasniqi, figurojnë që për më pak se një muaj ka harxhuar vetëm në darka e dreka rreth 2000 euro në një restorant lokal, pronari i të cilit është shumë i afërt me Shqiprim Arifin.

Përveç drekave dhe darkave në këtë restorant APN gjatë dimrit ka mbajtur edhe mbledhjet e saja të rregullta me qëllim për të kursyer shpenzimet pasiqë zyret e APN-së ngohen me rrymë.

Në vazhdim po ju sjellim reagimin e plotë të PVD-së në facebook dhe dokumentacionin përkatës që dëshmon për këto harxhime marramendëse për dreka dhe darka.

https://www.facebook.com/OfficialPVD/posts/1958325584295185/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS