KOMUNA E PRESHEVËS PUBLIKON REZULTATET E KONKURSIT PËR PRAKTIKË PROFESIONALE

Komuna Preshevës, në uebfaqen e vet zyrtare, ka publikuar vendimin për ndarjen e mjeteve me qëllim te realizimit të masave të politikës aktive të punësimit përmes shpalljes publike për realizimin e programit të praktikës profesionale në vitin 2021-2022.


Në bazë të vendimit të Këshillit për punësim të Komunës së Preshevës, nga programi për praktikën profesionale do të përfitojnë gjithsej 31 persona.

Mes të përzgjedhurve për realizimin e praktikës profesionale shumica do të shërbejnë në Administratën komunale të Preshevës, derisa të tjerët janë shpërnda nëpër institucionet e tjera.

Nga 31 persona sa janë përzgjedhur në total, 15 prej tyre praktikën profesionale do ta e realizojnë në Administratën komunale në Preshevë, 5 në bibliotekën “Memet Jusufi”, 3 praktikantë do të ketë Qendra Sportive, nga dy praktikantë do të pranojnë shtëpia e kulturës dhe enti parashkollor, derisa shkolla fillore në Corroticë, Stacioni i veterinarisë dhe disa biznese lokale private nga një.

Në dokumentin e publikuar thuhet se në pajtim me mjetet e ndara dhe të orientuara nga buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2021, të bëhet ndarja e mjeteve për këta aplikues:

  1. QENDRA SPORTIVE- janë lejuar 3 praktikant
  2. Shtëpia e kulturës Abdulla Krashnica- lejuar 2 praktikan
  3. Bibloteka Memet Jusufi- 5 praktikant
  4. Enti parashkollor 8 Marsi- lejuar 2 praktikant
  5. Preventiva OSLO – lejuar 1 praktikant
  6. Stacioni i veterinës- lejuar 1 praktikant
  7. Saba Belça- lejuar 1 praktikant
  8. Sh.F.vDituria Corrotic- lejuar 1 praktikant
  9. Administrata komunale Preshevë- lejuar 15 praktikant

KUndër këtij vendimi të gjithë aplikuesit për praktikë profesionale munden të ankohen pran Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS