Komuna e Bujanocit pritet të binjakëzohet me bashkinë e Gjirokastrës

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit në seancën e fundit të saj ka sjellë vendimin për binjakëzim mes Komunës së Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrës të Republikës së Shqipërisë.


Me këtë vendim do të vendoset bashkëpunimi, përkatësisht raporte binjakëzimi mes komunës së Bujanocit dhe Bashkësisë së Gjirokastrës.

Bashkëpunimi vendoset në fushën e arsimit, turizmit, kulturës, sportit, dhe në të gjitha fushat ku ka mundësi dhe interesa të ndërsjella.

Ky vendim i Këshillit Komunal ka hapur rrugën që të nënshkruhet edhe zyrtarisht Marrëveshja e Binjakëzimit, ku për datën solemne të nënshkrimit të saj do të vendosin kryetarët e dy komunave përkatëse.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Memeti: Katër ditë në banjë termike, 63 mijë dinarë nga buxheti

PreshevaPRESS

Lugina pa zë, ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

PreshevaPRESS

Bankat në Serbi detyrohen të ofrojnë lehtësime për qytetarët që nuk mund të shlyejnë kreditë

PreshevaPRESS