Kobra alarmon një qytet të tërë, evakuohen banorët

Alarmi se një gjarpër kobra ndodhet në qytetin Herne të Gjermanisë ka bërë që shumë persona të evakuohen nga banesat dhe të mbyllin dyert dhe dritaret.


Kobra prej ditës së dielë ka shkaktuar panik, por ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Gjarpëri rreth një metër i gjatë raportohet se është parë në një apartament. Katër ndërtesa në lagjen ku mendohet se ka qenë kobra janë evakuuar për arsye sigurie.

“Ne supozojmë se gjarpri ndoshta ka qëndruar në ndërtesë,” tha një zëdhënës i komunës, Johannes Kuciak.

Autoritetet hodhën miell në ndërtesë, duke shpresuar se gjarpri do të linte gjurmë.

Në të njëjtën kohë, bashkia u bën thirrje banorëve në të gjithë qytetin të jenë veçanërisht të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, të mos ecin nëpër fusha ose zona me bar të lartë, por të preferojnë trotuaret dhe rrugët.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Reshje dhe intervale me diell, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS