KKZ në Preshevë mblidhet të hanën për të shpallë rezultatet finale të zgjedhjeve lokale

Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë do të mblidhet të hanën për të çertifikuar rezultatet finale të zgjedhjeve lokale në Preshevë.


Pas përsëritjes se procesit të votimit në fshatin Leran, KKZ ka certifikuar rezultatet preliminare më 13.06.2024, me ç’rast i ka hapur rrugë afateve ligjore për ankimim, të cilat përfundojnë të hënën.

Pas rivotimeve ne fshatin Leran, PVD rradhitet e para me 4071 vota ose 27.30%, PDSH e dyta me 3245 vota ose 21.76%, APN e treta me 2825 ose 18.95%, LR me 2172 me 14.57%, AL me 1115 ose 7.48%, pasura nga LS me 657 ose 4.41% dhe UDSH me 563 ose 3.78%.

Edhe pse ende nuk janë çertifikuar rezultatet finale të zgjedhjeve lokale në Preshevë, PreshevaPRESS ka mësuar se në KKZ nuk është paraqitur asnjë ankesë dhe se këto rezultate do të shpallen të hënën si rezultatet finale nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor të hënën, më 17 qershor të këtij viti.

Shtatë ditë pas shpalljes së rezultateve finale të zgjedhjeve lokale në Preshevë, sipas afateve dhe procedurave ligjore duhet të ndahen mandatet për këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Preshevës, me ç’rast hapen rrugët për krijim e koalicionit i cili do të udhëheqë me Preshevën për 4 vitet e ardhshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS