KKSH pranon me 2 muaj vonesë Vendimin e Ministrisë për anulimin e Vendimit për subvencionimin e fermerëve

Ministria për të drejtat e njeriut dhe dialog në Serbi, ka anuluar Vendimin për subvencionimin e fermerëve në Luginën e Preshevës.


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar njoftoi se sot ka pranuar vendimin nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi për anulimin e subvencionimit të bujqëve nga Lugina e Preshevës, të datës 25 janar 2025.

Ai permes një reagimi në Facebook ka njoftuar se KKSH ka paraqitur ankesë në Gjykatën Administrative.

Subvencionimi i fermerëve të Luginës së Preshevës është program që synohet të realizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.

Në vazhdim ju sjellim dokumentin e plotë të publikuar në rrjetet sociale.

 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

PreshevaPRESS