KKSH hap thirrje publike për mbështetjen e projekteve në katër fusha kryesore

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka shpallur sot katër thirrje publike për mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe forcimin e identitetit kombëtar, kulturor e shoqëror të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak.


Këto thirrje janë pjesë e Programit për shpërndarjen e buxhetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që implementohet nga KKSH me synim përkrahjen e organizatave, mediave dhe nismave lokale që veprojnë në interes të komunitetit shqiptar në Serbi.

Fushat e mbështetjes

Thirrjet publike përfshijnë katër fusha të ndryshme tematikore:

1️⃣ Gjuha shqipe dhe simbolet kombëtare

👉 Lexo më shumë

2️⃣ Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore shqiptare

👉 Lexo më shumë

3️⃣ Informimi dhe mediat në gjuhën shqipe

👉 Lexo më shumë

4️⃣ Mbështetje për organizatat dhe shkollat sportive

👉 Lexo më shumë

Vlerësim i pavarur dhe profesional

KKSH ka bërë të ditur se vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga profesionistë të fushave përkatëse, në mënyrë të pavarur dhe transparente, pa asnjë ndikim politik apo institucional.

Sipas njoftimit, në qendër të procesit të përzgjedhjes do të jetë profesionalizmi, puna dhe angazhimi i secilës organizatë shqiptare, pa dallim.

Organizatat, mediat, shkollat sportive dhe nismat kulturore ftohen të aplikojnë sipas udhëzimeve të publikuara në secilën thirrje përkatëse në faqen zyrtare të KKSH-së www.kksh.org

ARTIKUJT E NGJASHËM

Deklarata e Bislimit nxit reagime të forta në Luginën e Preshevës

PreshevaPRESS

Presheva në fokus të Shqipërisë: Sabedini takohet me Ambasadorin Canaj për projekte zhvillimore

PreshevaPRESS

Bislimi alarmon BE-në: Serbia po përdor administratën për të bllokuar shqiptarët në Luginë

PreshevaPRESS