KKSH DHE UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” PREMTOJNË TRAJNIME PËR MËSIMDHËNËSIT E LUGINËS

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Ragmi Mustafa, ka takuar rektorin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumin.


Përmes një postimi në profikin e tij në rrjetin social facebook, Mustafa ka njoftuar se sot është pritur nga rektori dhe prorektorët e universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Mustafa ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me këtë institucion të lartë arsimor kryesisht për përfshirjen e studentëve, dhe avancimin e kapaciteteve të mësimdhënësve shqqiptarë të Luginës.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Mustafës në profilin e tij në facebook:

KKSH, THELLIM TË BASHKËPUNIMIT ME UNIVERSITETIN “KADRI ZEKA”

Sot pata kënaqësinë të takoj rektorin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, z. Bajram Kosumi.

I mirëpritur nga rektori me prorektorët e këtij institucioni rajonal të shkollimit të lartë akademik, shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në rrethanat që po krijohen.

Bashkëbiseduam për përfshirjen e nevojshme të studentëve në radhë të parë, ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve përmes trajnimeve dhe krijimin e kushteve për mekanizmat e instrumentet akademike të domosdoshëm në Luginën e Preshevës.

Pas teksteve mësimore, tashmë do fillojmë përgatitjet për trajnimet e nevojshme dhe avancimin e kuadrit arsimor drejt ngritjes së cilësisë në arsim shqip në Luginën e Preshevës .

Edhe shumë punë para nesh💪.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS