Kisic Tepavçeviq: Jeta mund të kthehet në normalitet në fund të muajit të ardhshëm

Mjekja Darija Kisic Tepavçeviq shpjegoi se virusi po e humb agresivitetin me ardhjen e motit më të ngrohtë, por se është e sigurt që do të shfaqet në vjeshtë përsëri.


Ajo njoftoi se deri në fund të muajit tjetër, jeta mund të kthehej në normalitet.

“Është e vërtetë që temperaturat e larta mund të mbijetojnë më shkurt. Në verë, distanca sociale do të jetë shumë më efektive,” tha ajo për B92.

Mjekja sqaroi se imuniteti kolektiv forcohet dhe se në temperatura të larta do të virusi do të dobësohet.

“Është shumë e sigurt që virusi do të rishfaqet në vjeshtë, por ai kurrë nuk mund të përsëritet e njejta situatë. Teorikisht mund të krijohen mutaicione dhe që të paraqitet virus i ri, por nuk ka aq  mundësi të madhe që mutacionet të krijojnë më shumë sesa një virus gripi,” tha Kisic Tepavçeviq.

Ajo shpjegoi se strategjia për vjeshtën do të bëhet në bazë të imunitet kolektiv.

Me rastin e relaksimit së paralajmëruar të masave të ndërmarra për të parandaluar shpërndarjen e veriusit më parë, e që janë hapja e tregjeve të gjelbër, sikurse në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura, Kisiq Tepavçeviq tha se është shumë e rëndësishme të respektohen masat e mbrojtjes.

Kur flitet për shkollat dhe vazhdimin e mësimit, mjekja sqaroi gjithashtu se kthimi i fëmijëve në shkollë do të kishte kuptim vetëm për rritjen e imunitetit kolektiv.

“Kthimi në shkollë është i arsyeshëm profesionalisht. Ka justifikime që shkollat të punojnë edhe gjatë verës, por kjo gjë për prindërit do të ishte një makth,” tha Kisiq Tepavçeviq.

Ajo paralajmëroi se në fund të muajit të ardhshëm jeta do të mundë të kthehet në normalitet.

“Kur edhe zyrtarisht të thuhet se nuk ka më gjendje të jashtëzakonshme, disa masa të caktuar  edhe më tutje do të vazhdojnë të mbeten në fuqi” ka shpjeguar mjekja.

Kisiq Tepavçeviq tha se lehtësimet e plota do të ndërmerren kur në Serbi nuk do të mbetet asnjë pacient në respirator, kur numri i rasteve të reja me covid19 do të bëhet zero dhe nuk do të ketë asnjë rast të humbjeve të jetave njerëzore.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS