Kanë kaluar gjashtë ditë nga zhdukja e preshevarit Besnik Osmani, në zonën kufitare mes Preshevës dhe Gjilanit.
Gjatë ditës së djeshme në faqën e Komunës së Preshevës u publikua lajmi se Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme me kërkesë të familjarëve të personit të zhdukur, kanë dalur në kërkim për ta gjetur atë në karadakun e Preshevës.
Në komunikatën e Komunës së Preshevës thuhet edhe se “me kërkesën e Shtabit tanimë edhe KFORI me mjetet tokësore dhe ajrore është në teren duke kërkuar Besnik Osmanin.”
PreshevaPRESS ka kontaktuar zyrën e KFOR-it për komunikim publik me ç’rast KFOR-i ka demantuar komunikatën e Komunës së Preshevës.
Zyrja e KFOR për mardhënie me publikun për PreshevaPRESS ka thënë se “me kërkimin është duke u marrë Policia e Kosovës dhe se ky operacion është në autorizimin e Policisë së Kosovës”.