Këshilltari i PVD-së për qeverisjen e APN-së: Pushtet i hajnisë në çdo pore

Kështilltari i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin e Komunës së Preshevës, Shkëmbim Veliu, ka  publikuar detaje nga kontrata e lidhur rreth vendosjes së shtyllave metalike në trotuaret e Preshevës. 


Veliu përmes reagimit të tij në facebook, ka publikuar dokumente nga kontrata për vendosjen e pengesave metalike në trotuaret e qytetit të Preshevës, shërbim ky i cili Komunës së Preshevës i ka kushtuar 32200 euro në total.

 Veliu mes tjerash ka vënë në pah se kontrata bazë dhe aneksi për shtyllat e vendosura nëpër trotuaret e Preshevës, ndryshojnë në çmim varësisht nga materjali i përdorur për prodhimin e shtyllave. Ato nga metali kanë kushtuar 35 euro derisa ato me material PVC për një euro më shumë.

Ai mes tjerash ka shkruar se me këtë punë është marrë pas ankesave të bizneseve lokal, të cilët janë dëmtuar shumë pas vendosjes së shtyllave.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të këshilltarit të PVD-së, Shkëmbim Veliu, të publikuar në rrjetin shoqëror facebook: 

PUSHTET I HAJNISË NË ÇDO PORE!

32 mijë euro pagoi Komuna për shtyllat e vendosura në trotuare.

Për shpenzimet dhe kontratën e lidhur rreth vendosjes së shtyllave metalike në trotuaret e qytetit, Komuna e Preshevës ka shpenzuar gjithsej 3.529.200 dinarë apo gjithesej 32.200 euro.

Kontrata e parë e lidhur më datë 03.04.2023 ishte me vlerë prej 4050 din apo 35 euro (me TVSH), ndersa aneksi ndërsa aneksi shtese për një shtyllë PVC ka paguar 4200 din apo 36 euro (me TVSH).

Këtë Kërkesë e kam bërë për shkak të ankesave të shumta të bizneseve të cilëve iu ka shkaktuar dëm të madh ekonomik vendosja shtyllave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS