Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i thotë PO koalicionit me AAK e Nisma

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i ka thënë PO koalicionit me AAK e Nisma, transmeton PreshevaPRESS.


Kështu thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas njoftimit, 108 anëtarë votuan për, 6 kundër dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Isa Mustafa të dielën në mbrëmje i kishte shkruar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, ku u kishte kërkuar që të deklarohen nëse janë për apo kundër një koalicioni me AAK dhe Nisma nëse presidenti Thaçi ia jep LDK-së mandatin për formimin e Qeverisë.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa

Ditë më parë është raportuar se Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u kishte përcjellë një letër anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në këtë letër shtrohej pyetja nëse LDK-ja e merr mandatin për formimin e Qeverisë sipas procedurave Kushtetuese a duhet të bëjë koalicion me AAK-në, Nismënsocilademokrate dhe Komunitet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS