KDNJ publikon platformë digjitale për denoncimin e pasivizimit të adresave në Luginë !

Prej sot, qytetarët shqipfolës do të kenë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi : https://pasivizimi.com.


Në këtë platformë online, ata/o mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit.

Me këtë rast, inkurajojmë qytetarët që sa më shumë të shkëmbejnë platformën, sidomos në shërbim të raportimit të rasteve të pasivizimit.

Raportimi i pasivizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm si shënim evidence për numrin e qytetarëve të pasivizuar, por sidomos për ta qartësuar procedurën që është ndjekur nga organet përgjegjëse ligjzbatuese.

Platforma digjitale është krijuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sot në Preshevë mbahet seanca e II-të e Kuvendit të Komunës

PreshevaPRESS

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

PreshevaPRESS

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS