KAMBERI, SINANI DHE MUSTAFA UDHËTOJNË PËR NË SHBA

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi dhe nënkryetarja e PVD-së, Ardita Sinani, do të udhëtojnë për vizitë në SHBA.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë.

Njëkohësisht, gjatë qëndrimit në SHBA, Delegacioni nga Lugina e Preshevës në të cilin merr pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, do të takojë edhe përfaqësuesit e Komisioneve për të Drejtat e njeriut, Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan dhe me ish Kongresistë e Senatorë Amerikan.

Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realizimi i takimeve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së do të jetë mundësi e mirë e diskutimit për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

SHBA është dhe do të mbetet faktori kryesorë i ruajtjes, kultivimit dhe avancimit të paqës në botë në përgjithësi e në Ballkanin Perëndimor në veçanti.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kamberi ngre alarmin: Serbia në fazën finale drejt rikthimit te shërbimit të detyrueshëm ushtarak

PreshevaPRESS

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

PreshevaPRESS

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

PreshevaPRESS