Kamberi: Partia Daçiqit provokoi në Tërnoc, Odaloviq kërcënoi anëtarët e PDVD-së se do t’i burgosë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe bartësi i listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, ka thënë për JUGpress se votimi në shkollën fillore “Muharrem Kadri” në Tërnoc të Bujanocit nuk e ka filluar në mëngjes për shkak të provokimeve nga ana e njerëzve të partisë së Daçiqit – SPS, dhe se është e qartë se koalicioni qeverisës po përpiqet me të gjitha mënyrat të pengojë përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.


“Mëngjesin e sotëm, zyrtari i SPS-së, i ardhur këtu nga Subotica, u tha komisionerëve shqiptarë se “kjo është Mbretëri” dhe se ata mund të bëjnë çfarë të duan. Përveç provokimit, ai ka shkelur edhe Kushtetutën e Serbisë dhe për këtë do të duhej të barte pasojat”, tha Kamberi.

Ai ka thënë se anëtarët e SPS-së erdhën në Tërnovc të Madh për të provokuar njerëzit.

“Kur vini në fshatin më të madh shqiptar në Serbi dhe jepni deklarata të tilla dhe kërcënoni njerëzit e PVD-së se do t’i arrestoni të gjithë nesër”, siç bëri zyrtari i lartë i SPS-së Veljko Odaloviç, është e qartë se qëllimi ishte të parandalohen zgjedhjet” tha Kamberi.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit e SPS-së, të cilët kanë ardhur nga pjesët tjera të Serbisë, pra jo nga Bujanoci, herën e kaluar para anëtarëve të këshillit zgjedhor, shqiptarëve u kanë thënë se janë “të egër”.

“Atëherë nuk kemi dashur të bëjmë bujë sepse nuk duam që dikush të na akuzojë për pengim të procesit zgjedhor, por tani nuk kemi mundur të heshtim”, tha Kamberi, duke shtuar se në Tërnoc do të vendosin votuesit e jo ndokush të ardhur prej anash.

Kamberi beson se alarmi për bombë duhet vetëm të mbulojë të gjitha ato veprime dhe kërcënime.

“Alarmi për bombë erdhi në orën 10 dhe zgjedhjet duhej të fillonin në orën 7 të mëngjesit dhe nuk ndodhi”, tha Kamberi.

Ai nuk e di se cila do të jetë procedura pas kësaj, përveç që KRZ duhet të marrë vendimin përfundimtar. Kamberii po ashtu thotë se nuk ka takim me Velko Odaloviqin, i cili, saktëson, qëndron para shkollës në Tërnoc”.

Nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës fiton një mandat në parlamentin serb, SPS do të kishte një deputet më pak.

Ata që e njohin mirë situatën vlerësojnë se Tërnoci dhe përsëritja e pandërprerë e zgjedhjeve në një vendvotim të këtij fshati është në fakt një arsyetim i madh që kjo Qeveri e Serbisë, e cila është në mandat teknik, të vazhdojë të vendosë, por edhe të neglizhohet merrja e vendimit për sanksione të mundshme kundër Rusisë derisa nuk është formuar Qeveria e re.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS