Kamberi: Integrimit të Serbisë në BE duhet të kaloj përmes avancimit të drejtave të pakicave

Kamberi: “Procesi i Integrimit të Serbisë në BE duhet të kaloj përmes respektimit dhe avancimit të drejtave të pakicave kombëtare”

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhivilluar një takim me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kamberi ka shkruar se kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Diskutuam gjerësisht për sfifat tona, pengesat dhe vështirësit me të cilat përballen përpjekjet tona për avancimin e pozitës së shqiptarëve rë Luginës së Preshevës”, ka shkruar deputeti Kamberi.

Deputeti shqiptar më tej shkruan se “procesi i integrimit të Serbisë nëBE, duhet të kaloj përmes respektimit dhe avancimit të të drejtave të pakicave kombëtare”.

“Vura në dukje nehlizhencën sistematike të shtetit ndaj përfshirjes së shqiptarëve në institucionet publike, veçanërishr në polici, dhe ngrita shqetësimin për vazhdimin e praktikës së pasivizimit të adresave të shqiptarëve”.

“Këto janë fenomene që cenojnë të drejtat elementare të qytetarëve tonë, prandaj asistenca ndërkombëtare për evitimin e këtyre problemeve dhe avancimi i pozitës së shqiptarëve është e domosdoshme”.

Në fund Kamberi ka falenderuar përfaqësuesin e BE-së për për angazhimin e tij të vazhdueshëm.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rexhepi i KKSH-së: Lugina duhet të përfshihet në dialog

Lirigzona Nuredini

Reagon Sinani, mirëpret kërkesat e parashtruara në Bruksel

Lirigzona Nuredini

Bislimi në Bruksel kërkon zhbllokimin e Fondit të Kosovës për Luginën

Lirigzona Nuredini