Jep dorëheqje kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i shefit të qeverisë serbe, pas ngjarjeve të mbrëmshme në Novi Sad, ku anëtarë të SNS-it rrahën disa studentë.


Vuçeviq tha se sot në mëngjes është zgjuar dhe ka parë ngjarjet e konfliktit në Novi Sad, ku është plagosur një vajzë.

“Pas kësaj ngjarje të mbrëmshme në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit”, tha Vuçeviq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri thirrje dje për “rindërtimin më urgjent dhe masiv të qeverisë” së Serbisë, ku ka paralajmëruar shkarkimin e më shumë se gjysmës së ministrave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

12 Qershori 1999 – Dita e Çlirimit de facto të Kosovës

Lirigzona Nuredini

Shqipëria nis hapin e parë për regjistrimin e flisë si trashëgimi kulinare

Lirigzona Nuredini

Sot në Kosovë fillon ‘Java e Krenarisë’, hapja në ndërtesën e Qeverisë

PreshevaPRESS