ISIS nuk është munduar akoma dhe vazhdon të jetë një kërcënim, sidomos për qytetet kryesore të botës perëndimore.
Është udhëheqësi i Shtetit Islamik ai i cili ka paralajmëruar për sulme të tjera terroriste.
Mesazhi është publikuar nga rrjeti mediatik Al Furkan që është rrjeti i Shtetit Islamik.
“Operacionet e përditshme janë duke vazhduar në fronte të ndryshme,” pohoi Al- Baghdadi, duke përmendur disa zona të tilla, si Mali dhe vendet e Mesdheut Lindor.