Ish gazetarja e TVP, Albina Bilalli Zeqiri, shpallet qytetare nderi në Gjermani

Albina Bilalli Zeqiri, një veprimtare dhe arsimtare e shquar nga Presheva, është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga Komuna Mössingen në Gjermani.


Ky vlerësim i lartë vjen si rezultat i kontributit të saj të çmuar në integrimin e familjeve shqiptare në këtë shtet, veçanërisht përmes ndihmës së saj në përkthime dhe mësimdhënien e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve.

Në një njoftim të bërë publik nga TVR Gjermani, theksohet se përkushtimi i saj në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar është vlerësuar nga autoritetet vendase, duke e bërë atë një figurë të rëndësishme në komunitetin shqiptar të diasporës.

Bilalli Zeqiri do të jetë e ftuara e edicionit të 87-të të emisionit “Origjina Show”, ku do të flasë më shumë rreth përvojës së saj dhe angazhimit në shërbim të komunitetit. Intervista do të transmetohet nesër në orën 16:30 në RTV21 dhe TVR.

Ky çmim është një njohje e merituar për punën e palodhshme të Albina Bilalli Zeqirit në forcimin e lidhjeve midis komunitetit shqiptar dhe shoqërisë gjermane, duke shërbyer si një shembull frymëzues për të gjithë ata që punojnë për integrimin dhe ruajtjen e kulturës kombëtare jashtë atdheut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për studentët

PreshevaPRESS

Këshilli Komunal i Preshevës propozon rishikimin e I-rë të Buxhetit për vitin 2025

PreshevaPRESS

Pagat mesatare në Preshevë e Bujanoc mbeten ndër më të ulëtat në Serbi

PreshevaPRESS