Apple paralajmëroi për probleme serioze të sigurisë për iPhone, iPad dhe Mac që mund të lejojnë potencialisht sulmuesit të marrin kontrollin e plotë të këtyre pajisjeve.
Kompania këshillon përdoruesit që të përditësojnë menjëherë pajisjet e tyre. Apple bëri me dije se kompania është njoftuar për disa raste ku hakerët po abuzojnë në sistem për të sulmuar përdoruesit.
Bëhet fjalë për një aplikacion që mund të jetë në gjendje të përçojë një kod arbitrar përmes të cilit hakeri mund të aksesojë plotësisht pajisjen.
Po ashtu të dhënat mund të aksesohen edhe në WebKit, që është motori i shfletuesit të Apple që përdoret në aplikacione të ndryshme si Safari, Mail dhe App Store.
Ekspertët e sigurisë kanë këshilluar përdoruesit të përditësojnë pajisjet e prekura, si iPhone 6S dhe modelet e mëvonshme, disa modele të iPad, duke përfshirë gjeneratën e pestë e më vonë, të gjitha modelet iPad Pro dhe iPad Air 2, si dhe kompjuterët Mac që përdorin MacOS Monterey. Ajo gjithashtu prek disa modele iPod.
Rachel Tobac, shefe e SocialProof Security, tha se kjo do të thotë që një haker mund të ketë “qasje të plotë të administratorit në pajisje” në mënyrë që ata të “ekzekutojnë çdo kod sikur të jeni ju, përdoruesi”.
“Ata që duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj përditësimit të softuerit të tyre janë njerëz që janë në sy të publikut, si aktivistët ose gazetarët që mund të jenë objektiva të spiunazhit të sofistikuar të shteteve kombëtare”, tha Tobac.
Apple lëshoi ??dy raporte sigurie në lidhje me këtë çështje të mërkurën, megjithëse ato nuk morën vëmendje të gjerë jashtë publikimeve të teknologjisë.