Instituti Demokratik Mozaik ka hapur konkurs për ligjerues në fushën e drejtësisë

Instituti Demokratik MOZAIK fton profesionistët e fushave si Juridiku, Shkencat Politike, Historia, Ekonomia, Gjeografia dhe Shkencat Shoqërore; të bëhen pjesë e projektit tonë për fuqizimin e të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës.


💼 Detyrat kryesore:
✔️ Trajnimi i 15 të rinjve mbi të drejtat e pakicave, aktivizmin qytetar dhe Planin 7-pikësh.
✔️ Përgatitja e materialeve trajnuese dhe prezantimit në PowerPoint.
✔️ Diskutimi i çështjeve kyçe për shqiptarët në Serbi.
🎓 Kriteret:
🔹 Diplomë universitare në fushat përkatëse.
🔹 Përvojë në të drejtat e pakicave dhe avokim.
🔹 Preferohet të jetë nga Lugina e Preshevës.
💰 Pagesa:Kompensim ditor i përcaktuar sipas përvojës.
📅 Afati i aplikimit: 5 shkurt 2025.
📝 Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në: info@institutimozaik.org
👉 Shiko termat e referencës këtu: https://www.institutimozaik.org/…/thirrje-p%C3%ABr…
📌 Ky aktivitet mbështetet si pjesë e projektit “Empowerment of Albanian youth and improvement of integration into Serbian society,” i zbatuar nga Gradjanske Inicijative dhe i financuar nga (British Embassy Belgrade) Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF). Përmbajtja e saj është ekskluzivisht përgjegjësi e Institutit Demokratik Mozaik dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut apo të Gradjanska Inicijative.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shënohet dymbëdhjetvjetori nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

PreshevaPRESS

Pas raportimit të PreshevaPRESS vjen reagimi i Nevzad Lutfiut

PreshevaPRESS

Drejtori i entit parashkollor në Preshevë ndanë mirënjohje bashkëvendasve nga fshati Zhunicë

PreshevaPRESS