Institucionet e Republikës së Serbisë sërish refuzojnë kërkesën e Ministrit Çeku për vizitë në Preshevë

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se Serbia ia ka ndaluar sërish ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut vizitën në këtë komunë.


Sinani tha se kjo është hera e dytë që, siç e quajti ajo, pushteti i Vuçiqit e ndalon ministrin Çeku ta vizitojë Preshevën, teksa shtoi se ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe.

“Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve”.

“Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi”, shkroi Sinani, transmeton PreshevaPRESS.

Më tej, ajo u shpreh se Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë.

“Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë”, tha ajo.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për studentët

PreshevaPRESS

Këshilli Komunal i Preshevës propozon rishikimin e I-rë të Buxhetit për vitin 2025

PreshevaPRESS

Pagat mesatare në Preshevë e Bujanoc mbeten ndër më të ulëtat në Serbi

PreshevaPRESS