HUNGAREZËT NË VRAJË, LISTA SHQIPTARE NË ZGJEDHJE DHE PANDEMIA

Organizata nga Beogradi “Iniciativat Qytetare” (Građanske Inicijative) ka publikuar raportin e saj të rregullt tanimë për situatën pas pandemisë Covid19 në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë.


Sipas raportit të ri të publikuar nga organizata joqeveritare Iniciativat Qytetare (Gradjanske Inicijative) me seli në Beograd, në zgjedhjet e 21 qershorit, qytetarët e Preshevës kanë votuar vetëm për zgjedhjet parlamentare pasi që komuna e Preshevës ka kaluar procesin e zgjedhjeve të parakohshme në fund të vitit 2017. Gjatë ditës së votimit nuk janë regjistruar parregullsi që do të mundnin të ndikonin në rezultatin e zgjedhjeve në Preshevë.

Bazuar në rezultatet paraprake, të drejtën e votës kanë shfrytzuar rreth 18,000 votues, shumica e të cilëve votuan për listën shqiptare Alternativa Demokratike – Të bashkuar për Luginën (më shumë se 15,000 vota). Pjesëmarrja e lartë i atribuohet ftesës së Gent Cakaj, Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i cili gjatë fushatës parazgjedhore realizoi një vizitë tre-ditore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Përveç informacioneve rreth zgjedhjeve në raportin e ri të publikuar nga Iniciativat Qytetare në Beograd, thuhet se reth 30 migrantë janë transferuar në qendrën e pranimit për migrantët në Preshevë, të cilët deri më tani kanë qëndruar në Qendrën e pranimit të migrantëve në Bujanoc. Komisariat për refugjatët dhe migrimet i Republikës së Serbisë, kanë thënë se që qendra e pritjes nuk është e mbyllur, por është mbyllur përkohësisht me qëllim të realizimit të punimeve në rinovimin e saj.

Në raport janë përfshirë edhe aktivitetet e organizatave joqeveritare në vend, derisa raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në këtë vegëz.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS