Horror në Britani, gjenden 39 trupa brenda një kamioni bullgar

Informacionet që vijnë nga Britania e Madhe mbi vdekjen e 39 personave brenda një kamioni janë ende të pakta. Autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen tragjike, por deri më tani kanë bërë të mundur vetëm arrestimin e shoferit të kamionit, një 25 vjeçar në Irlanda e Veriut.


Kamioni u gjet në parkun industrial të Waterglade, në qytetin e Essex në jug të vendit.

Ndonëse është arritur të konfirmohet se kamioni vjen nga Bullgaria, policia thotë se procesi i identifikimit të viktimave do të marrë kohë. Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa një prej tyre është adoleshent

Mësohet se kamioni ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet. Edhe pse anijet në këtë port vijnë kryesisht nga Irlanda, mbetet ende e paqartë se cilin intinerar ka ndjekur kamioni për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Posta kryesore e Cyrihut së shpejti “do të flasë” edhe shqip

PreshevaPRESS

SHBA-të kërkojnë miratimin e OKB-së për të vendosur forcat ndërkombëtare në Gaza

PreshevaPRESS

Shuhet ëndrra e luginasve, SHBA me ligj kundër ndryshimin e kufijve në Ballkan

PreshevaPRESS