Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

Pas takimeve elektorale të të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse në garën e 11 majit, sot në të gjithë Shqipërinë do të mbizotërojë heshtja zgjedhore.


Të dielën, mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote do të shkojnë në kutitë e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre në zgjedhjen e përfaqësuesve në parlament dhe se kush do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të katërt me fokus integrimin evropian dhe pasaportën e unionit, teksa Sali Berisha e vuri theksin e fushatës së tij tek ekonomia dhe korrupsioni i qeverisë.

E reja e këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.

Në garën e 11 majit janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura. Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.

Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar masash që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe pa incidente.

Mbi 5 mijë punonjës policie janë angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë të diel të 11 Majit, raporton A2CNN, transmeton PreshevaPRESS.

Uniformat blu kanë marrë në ruajtje KZAZ-të, që në momentin që në to kanë shkuar materialet zgjedhore.

Të shtunën paradite, efektivët që janë planizuar në ruajtjen e qendrave të votimit, fillimisht instruktohen dhe më pas shpërndahen në qendrat ku janë vendosur për të kryer shërbim.

Në të gjithë Shqipërinë janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, merren në ruajtje nga Policia e Shtetit ditën e shtunë.

Të dielën e 11 Majit, ditën e votimit, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e policisë tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00

ARTIKUJT E NGJASHËM

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

PreshevaPRESS

Deputetët e posazgjedhur sot tentojnë për të 12-tën herë ta çbllokojnë Kuvendin

PreshevaPRESS

LVV nuk siguron votat, dështon për të 11 herë, Kurti i ofron koalicion Abdixhikut

PreshevaPRESS