Hahn: Perspektiva evropiane, garancia e vetme për Ballkanin

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor është garancia e vetme për zhvillimin e këtij rajoni.


Hahn tha se duhet bërë gjithçka e mundur për të tejkaluar vakuumin, i cili është krijuar pas vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Motivimi më i madh i këtyre vendeve është mundësia e anëtarësimit në BE, tha Hahn.

“Ballkani Perëndimor nuk është një periferi e Evropës, por pjesë e Evropës. Nuk mund të kemi një situatë ku e gjithë popullsia mbetet prapa. Do të gjendeshim në vakuum dhe kjo do të mund të krijonte rrezik për sigurinë”, tha Hahn, duke folur para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai theksoi se perspektiva evropiane gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Nga pikëpamja serbe, ideja e një marrëveshjeje midis dy vendeve do të kishte kuptim vetëm nëse do të ekzistonte perspektiva e pranimit në BE”, tha Hahn.

Ky ishte adresimi i fundit i tij si komisonar përgjegjës për zgjerimin.

Hahn do të jetë komisionar edhe në përbërjen e re të Komisionit Evropian – që pritet të nisë punën muajin e ardhshëm – por do të trajtojë çështjet e buxhetit.

Në tetor, Këshilli Evropian nuk është pajtuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kundërshtimet më të mëdha kanë ardhur nga Franca, e cila ka kërkuar nga këto dy vende të vazhdojnë reformat, por ka theksuar edhe nevojën e reformimit të vetë BE-së.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS