Gogiq: Propozimet si rezoluta e SHBA-së për shqiptarët e Luginës, shpesh mbeten vetëm në letër – pa arritur në Senat

Propozimi i ligjit për diskriminimin e shqiptarëve në jug të Serbisë është miratuar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.


Me këtë propozim kërkohet shqyrtimi i pasivizimit të adresave të shqiptarëve, si dhe diskriminimit të pretenduar në arsim dhe në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, e që ekspertët, megjithatë, mendojnë se ai nuk do të miratohet.

Rezolutën e miratuar së fundmi, politikanët shqiptarë në Luginë e më gjerë e kanë shpallur fitore të madhe, për çka kanë shkruar edhe shumë medie, përfshi edhe PreshevaPRESS.

Politikologu Ognjen Gogiq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë se propozimi me shumë gjasa nuk do të miratohet. Ai shpjegoi edhe se çfarë kërkon në të vërtetë propozimi i ligjit.

Gogiq mendon se miratimi është i largët dhe se propozime të tilla shpesh mbeten në Dhomën e Përfaqësuesve pa u votuar, por megjithatë dërgojnë një mesazh politik.

“Ai duhet të kalojë së pari në Dhomën e Përfaqësuesve, pastaj edhe në Senat dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan. Unë sinqerisht dyshoj, pasi kam parë statistikat, se propozime të tilla zakonisht mbeten vetëm në shqyrtim në Dhomën e Përfaqësuesve, por gjithsesi ky ligj përcjell një mesazh. Bëhet fjalë në të vërtetë për një ligj që kërkon të zhvillohet një hetim mbi këto tema. Pra, ai nuk parashikon paraprakisht se po zhvillohet diskriminim ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë, por kërkon nga Sekretari i Shtetit të kryejë një hetim dhe të dorëzojë raporte. Sikur ky ligj të ishte dëshira e amerikanëve, ai do të ishte tashmë aty. Mendoj se këtu bëhet më shumë fjalë për kongresmenë individualë që duan ta promovojnë si një instrument presioni, por pavarësisht që ndoshta nuk do të miratohet, nuk është naive. Ai tregon se gjërat po ndryshojnë në Uashington dhe se po hapet hapësirë për lobistët shqiptarë, por edhe për presion më të madh ndaj Beogradit”, thotë Gogiq.

Ligji nuk parashikon diskriminimin e shqiptarëve, por kërkon hetim – bëhet fjalë për një iniciativë që Sekretari i Shtetit të kryejë një hetim dhe të dorëzojë raport, dhe jo për qëndrim zyrtar të administratës ka thënë Ogiq.

Sipas tij, tema e pasivizimit të adresave mund të internacionalizohet, nëse Beogradi nuk reagon.

Ai paralajmëron se institucionet e Serbisë duhet të dalin me qëndrim, përndryshe kjo do të bëhet objekt presioni nga BE-ja dhe Uashingtoni.

“Është shumë e rëndësishme që Beogradi të dalë me qëndrim mbi këtë çështje. Të reagojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, të japin një përgjigje mbi këto pyetje, sepse nëse kjo çështje nuk zgjidhet në Beograd, ndërkohë që duhet të zgjidhet në Serbi, është një çështje e brendshme e Serbisë, ajo do të internacionalizohet. Pra, shohim që këtë çështje e hap edhe Komisioni Evropian dhe tani Uashingtoni. Unë personalisht njoh disa shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci që kanë pasur këtë problem. Pra, diçka ekziston, por është e rëndësishme që institucionet e Beogradit të sqarohen sa më shpejt që kjo të mos bëhet objekt i iniciativave të tilla”, mendon Gogiq.

Ai vlerëson se Uashingtoni po kthehet te “cilësimet fabrika” – partneritet me Prishtinën, presion mbi Beogradin, sepse politika amerikane synon largimin e ndikimit rus dhe kinez dhe pret një pozicionim më të qartë të Serbisë.

Hapet hapësirë për presion më të madh dhe tema të reja në dialogun Kosovë – Serbi, Prishtina mund të përdorë temën e shqiptarëve në jug të Serbisë për të “zbutur” fokusin mbi pozicionin e serbëve në Kosovë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe mendon ai.

Ai shtoi se përputhja e lobimit dhe ftesës së presidentes kosovare Vjosa Osmani në Komitetin për Paqe nuk është rastësore, por lobimi nuk ndryshon politikën e SHBA-ve, lobistët përdorin trendet në politikën amerikane, ndërsa Prishtina pozicionohet si partner i besueshëm i Uashingtonit, gjë që i sjell pikë politike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rexepi (PVD): Mënyra e menaxhimit të prokurimeve publike po e fundos Preshevën

PreshevaPRESS

Dokument / Ftohet seanca e parë e Kuvendit Komunal të Preshevës për këtë vit

PreshevaPRESS

Dokument / Zgjatet afati për regjistrimin e objekteve

PreshevaPRESS