Gjykata në Berlin rrëzon shtetrrethimin pas ankesave të bizneseve të jetës së natës

Në Gjermani, një numër i madh biznesesh kanë kundërshtuar masat kufizuese të vendosura për shkak të rritjes së shifrave të koronavirusit.


Ankesat e tyre kane gjetur edhe përkrahjen e drejtësisë. Kështu një gjykatë në Berlin ka pezulluar vendimin për shtetrrethimin.

Autoritetet në Berlin një javë më parë vendosën mbylljen e bareve dhe restoranteve nga ora 23:00 deri në orën gjashtë të mëngjesit.

“Shtetrrethimi është pezulluar për momentin pasi gjykata e konsideron atë jo proporcional në funksion të masave të tjera të marra për të luftuar pandeminë”,- tha një zëdhënës i Gjykatës Administrative në Berlin.

Gjykata tha se nuk kishte asnjë provë se baret dhe restorantet që u përmbaheshin rregullave ekzistuese mbi mbajtjen e maskave dhe distancës, kontribuonin apo jo  shifrat e  prekurve me COVID 19.

Ishin 11 pronarë restorantesh të cilët kundërshtuan vendimin e qeverisë për mbyllje. Shumë prej tyre shprehen se kjo masë do të ishte katastrofike pas edhe pezullimit të pranverës.

Është një farsë për të qenë i sinqertë, verdikti është një farsë. Shtetrrethimi është hequr, por nga 23:00 nuk na lejohet të shesim alkool. Ne do t’i përmbahemi rregullave, por në disa pjesë të Berlinit ka bare që nuk u interesojnë. Ata nuk do të ndjekin rregullat, të cilat unë mund t’i kuptoj. Kjo ka të bëjë me mbijetesën”, u shpreh Philipp Bubinger, një pronar restoranti.

Nga ana tjetër Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn mbrojti masat, duke thënë që frenimi i përhapjes së infeksioneve përmes jetës së natës në qytetet e mëdha ishte jetik për të shmangur mbylljen totale te shkollave dhe bizneseve te tjera. /Euronews.al

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS