Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon fletarrestime për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka kërkuar fletarrestime për kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit në Gaza për krime lufte, raporton BBC.


Karim Khan tha se ka baza të arsyeshme për të besuar se të dy mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit nga të paktën 07.10.2023, kur nisi konflikti mes dy palëve.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, ka hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara për tre vitet e fundit dhe së fundmi edhe veprimet e Hamasit.

Netanyahu kohët e fundit e ka quajtur mundësinë që figura të larta të Izraelit t’i bashkohen listës së kërkuar të GjNP-së “një zemërim me përmasa historike”.

Hamasi është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian./Kallxo.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re

PreshevaPRESS

Biden tërhiqet nga gara për president

PreshevaPRESS

Gjithçka që dihet deri më tani për atentatin ndaj Trumpit

PreshevaPRESS