GJITHÇKA QË NDODHI GJATË SEANCËS SË TRETË TË KUVENDIT KOMUNAL

Pas miratimit të tri pikave të rendit të ditës, pika e katër është shtyrë për seancën e ardhshme, derisa Kuvendi ka përfunduar punimet për seancën e tretë.

12:20 Me 20 vota për miratohet edhe pika e tretë e rendit të ditës, propozim-aktvendimit mbi formimin e komisionit për hartimin e propozimit të programit vjetor të mbrojtjes, rregullimit dhe shfrytëzimit të tokës bujqësore në territorin e komunës së Preshevës për vitin 2021.

Pas ndërprerjes së fjalimit të kryetares së Komunës së Preshevës nga ana e opozitës, diskutimet për pikën e tretë të rendit të ditës i ka filluar kryetari i opozitës, Shqiprim Arifi.

Ai gjatë diskutimit të tij ka shpjeguar se APN është e vendosur që mos të tërhiqet nga vendimi për të pamundësuar paraqitjen e Sinanit në foltore për të diskutuar, derisa ajo nuk kërkon falje për fjalimin e saj të mbajtur në seancën e kaluar, e që sipas Arifit dhe ApN-së, ka fyer këshilltaret e Kuvendit nga radhët e APN-së.

Kryetati i Kuvendit, Salihu, ka ndërpre diskutimin e Arifit duke e cilësuar si diskutim jasht pikës së rendit të ditës, duke e hedhur sërish në votim këtë pikë pa diskutim.

11:00 Opozita ndërpret fjalimin e kryetares Sinani duke fyshkëllyer

Pas shpalljes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Qytetar Nderi të Komunës së Preshevës, seanca e tretë e Kuvendit të Komunës ka vazhduar punimet.

Pika e dytë e rendit të ditës së Kuvendit të Komunës së Preshevës ka qenë Rishikimi i tretë i buxhetit të Komunës së Preshevës. Me të filluar diskutimin rreth kësaj pike kur edhe kryetarja Sinani, ka dalur në foltore për të paraqitur ndryshimet e parapara ne buxhet me reshikimin e tretë, këshilltarët e APN-së kanë pamundësuar fjalimim e saj duke fyshkëllyer.

Për shkak të pamundësisë për të diskutuar rreth rishikimit të buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2021, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, e ka hedhur në votim pijën e rendit të ditës me ç’rast, me 20 vota pro dhe me 5 vota kundër është miratuar Vendimi mbi rishikimin e tretë të buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2021.

10:48 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpallet Qytetar Nderi i Komunës së Preshevës

Siç edhe është paraparë në pijën e parë të rendit të ditës për seancën e sotshme të Kuvendit të Komunës së Preshevës, sot është shpallur Qytetar Nderi në Komunën e Preshevës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Këtë titull Kuvendi i Komunës së Preshevës i ka ndarë Erion Veliaj si shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në aspekt politik e social për Komunën e Preshevës.

10:02 Seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Preshevës ka filluar në ora 10:00 me pesë pika të rendit të ditës:
  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e titullit “Qytetar nderi”
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi rishikimin e tretë të buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2021.
    1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-aktvendimit mbi formimin e komisionit për hartimin e propozimit të programit vjetor të mbrojtjes, rregullimit dhe shfrytëzimit të tokës bujqësore në territorin e komunës së Preshevës për vitin 2021.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi transportin e udhëtarëve dhe shërbimeve LIMO në territorin e komunës së Presheves
  4. Pytjet e këshilltarëve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS