Mos shpallja e konkursit per sufinancimin e mediave nga ana e Komunës së Preshevës, e sidomos anulimi i konkursit në dhjetor të vitit 2019 po mer jehonë edhe në mediat qendrore por edhe në shoqatat e gazetarëve. Pas reagimit të shoqatës së gazetarëve, sot edhe gazeta beogradase me orjentim properëndimor “Danas” ka njoftuar opinionin me veprimet antiligjore të Komunës së Preshevës.
Vitin e kaluar, rreth 13 komuna dhe qytete nuk shpallën konkurse për projekte të bashkëfinancimit në fushën e informacionit publik, ndër të cilat, për sa i përket Qarkut të Pçinjës, janë edhe Presheva dhe Bosilegradi.
Disa nga këto komuna, siç është Bosilegrad, nuk kanë shpallur konkurset në pesë vitet e fundit, edhe pse Ligji për Informim Publik dhe Media përcakton detyrimin e qeverive lokale për të bashkëfinancuar projektet e mediave.
Sipas gazetës Danas, komuna e Preshevës, përveç vitit 2018, ka shpallur rregullisht konkurs.
Megjithatë, vetëm për vitin 2017, ka të dhëna se ku kanë shkuar mjetet e ndara dhe kujt ju kanë nda.
“Për vite të tjera, përkundër referencës në Ligjin për qasje të lirë në informacion me rëndësi publike, ne nuk kemi marrë informata nga kjo komunë nëse konkurset janë zhvilluar dhe nëse paratë e destinuara për media ishin vërtet të ndara. Konkurs u shpall vitin e kaluar, por ai u anulua ”, shkruan Danas.
Që nga viti 2015, qeveria lokale e Bujanocit ka akorduar rregullisht para për projekte mediatike. /RtvPresheva