Ftohet seanca e Kuvendit të Komunës së Preshevës me 19 pika në rend të ditës për diskutim

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës ka ftuar seancën e dytë për këtë vit.


Seanca e dytë për këtë vit do të zhvillohet ditën e hënë, më 14 mars 2022, me fillim nga ora 10:00. Për këtë seancë janë paraparë 19 pika të rendit të ditës, shumica prej të cilave kanë të bëjnë rreth raportimit vjetor të drejtorëve të institucioneve publike, dhe propozimet e programeve vjetore të tyre. 

Përveç pikës sē fundit të rendit të ditës që është paraparë për pyetjet e këshilltarëve, të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës pritet të përcillen me debat të nxetë, pasiqē kjo seancë ëzhtë e para pas krijimit të listave dhe koalicioneve për zgjedhjet parlamentare. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

PreshevaPRESS