Forumi Rinor i PVD-së aksion vetëdijësues për Covid-19, shpërndan maska e doreza për qytetarët

Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik gjatë ditës së sotme organizoi një aksion vetëdijësues për mbrojtje ndaj virusit COVID-19.


Kjo për arsye se pikërisht gjatë këtyre ditëve si në rajon e poashtu edhe në Preshevë po hasim në një rikthim edhe më të madh të këtij virusi, e në anën tjetër kemi jo transparencë dhe neglizhencë totale të pushtetit lokal ndaj kësaj situate shqetësuese.

Në këtë aksion, i cili u zhvillua në tri pika ku po bëhet grumbullimi më i madh i qytetarëve, para objektit të komunës së Preshevës, para bankës dhe postës si dhe para stacionit policor në Preshevë, qytetarëve të grumbulluar para këtyre institucioneve iu shpërnda fletushkë me këshilla për ndërmarrjen e masave parandaluese që qytetarët të ndërmarrin si mbrojtje ndaj virusit COVID-19. Gjithashtu të njejtëve iu bë edhe dezinfektimi i duarve, si dhe iu shpërndanë dorëza dhe maska mbrojtëse.

Pushteti lokal, gjegjësisht kryetari i komunës që nga përhapja e pandemisë, ndaj qytetarëve dhe ndaj çdo zëri këshillues në çdo situatë ku i jipej hapësirë reagoi me arrogancë. I njejtë ishte edhe rasti i sotëm, ku gjatë zhvillimit të aktivitetit të anëtarëve të FR të PVD-së pranë objektit të komunës së Preshevës, shefi i kabinetit të kryetarit, Visar Mehmeti, me sjellje arrogante i ka larguar ata.

Preshevë, 13.07.2020
Shërbimi për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS