Partia për Veprim Demokratik ka shtruar iftar për anëtaret e Gorumit të Gruas.
Partia për Veprim Demokratik me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shtruar iftar për anëtaret e Forumit të Gruas, në kafiterinë “TheClub” në Preshevë.
Në vazhdim postimi i plotë i Ardita Sinanit në lidhje me iftarin e shtruar për anëtaret e Forumit të Gruas së PVD-së:
„Forca e vërtetë e ndryshimit të vërtetë qëndron tek GRATË 👊
Dëshmia më e mirë për këtë ishte Iftari i sontëm i përbashkët me anëtaret e Forumit të Gruas të Partisë për Veprim Demokratik dega në Preshevë.
Jashtëzakonisht e kënaqur dhe përulësisht falënderuese për angazhimin e tyre në çdo proces të rëndësishëm në të cilin PVD ka qenë bartëse.
Partia për Veprim Demokratik ndër vite ka dëshmuar se hapësirën për gjininë më pak të përfaqësuar nuk e ka vetëm kusht Statutar, por e trajton si pjesë e domosdoshme dhe si vlerë të vërtetë.
E në periudhën e vështirë politike në të cilën gjendet Komuna e Preshevës, përfshirja dhe rritja e rolit të Gruas në vendimmarrje përveç se nevojë, është edhe domosdoshmëri, marrë parasysh ndjeshmërinë me të cilën një Grua e trajton institucionin.
Deri në takimin e rradhës 🤝🏻
Faleminderit secilës veç e veç, e agjërim të pranuar 🤲“