Forcat turke dhe rebelët marrin kontrollin mbi qytetin Ras al-Ain

Mediat turke raportojnë se forcat turke dhe aleatët e tyre nga radhët e rebelëve sirianë kanë marrë kontrollin mbi qytetin Ras al-Ain në veri-lindje të Sirisë, pasi luftëtarët kurdë janë tërhequr nga zona.

Agjencia private e lajmeve DHA e Turqisë raportoi se ushtarët turq dhe rebelët sirianë përdorën makineri të rënda sot për të pastruar llogore në tunelet e gërmuara nga luftëtarët kurdë në Ras al-Ain, si dhe duke punuar për të hequr kurthe dhe eksplozivë, raporton AP.

Më parë, SHBA ka njoftuar se luftëtarët kurdë në Siri kanë përfunduar të tërhiqen nga Ras al-Ajn dhe zona të tjera, të cilat Turqia i sulmoi këtë muaj.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, arritën një marrëveshje dje për ndarjen e kontrollit mbi verilindje të Sirisë, i cili kërkon tërheqjen e luftëtarëve kurdë përgjatë gjithë kufirit sirian-turk.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS